Kukësi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e parë të fazës së parë eliminatore të “Champions League” kundër Valleta-s.

Edhe pse konsiderohej favorite në letër, skuadra shqiptare përgjatë 90 minutave nuk arriti asnjëherë ta dërgonte topin pas shpinës së portierit kundërshtar.

Në pjesën e parë ishte një lojë e balancuar, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës ekipi i drejtuar nga Pacult u tregua më këmbëngulës, por gjithsesi pa ia arritur objektivit.

Kujtojmë që vetëm pas 1 jave do të luhet në Maltë ndeshja e kthimit ku do të vendoset edhe se kush do të kalojë në fazën tjetër.

Kukësi 0-0 Valleta

Komenti i ndeshjes

90+5′ Përfundon ndeshja e parë

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

81′ Frashëri bën pritjen vendimtare pas gjuajtjes së Santiagos.

80′ Zëvendësimi i fundit te Kukësi. Spehar merr vendin e Shkodrës.

77′ Pakulti i provon të gjitha mundësitë për të gjetur golin, tashmë është edhe Shameti që provon shpeshherë daljet në sulm.

74′ Zëvendësim te Kukësi. Harba merr vendin e Plakut.

68′ Shkodra pason bukur për te Plaku, ndërsa ky i fundit është bllokuar nga mbrojtësit kundërshtar në limitet e e zonës.

60′ Ndëshkohet me të verdhë edhe Muskat për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

59′ Zerafa ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Uilliam.

58′ Zëvendësim te Kukësi. Et’hemi merr vendin e Zguros.

53′ Rasti i mirë për Kukësin, Uilliam futet bukur në krahun e djathtë, por pasimi i tij për te Plaku është i gabuar.

50′ Minutat e para të pjesës së dytë flasin vetëm për ekipin maltez, që gjendet gjithmonë në zonën e verilindorëve.

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë

35′ Rasti më i pastër i takimit, teksa pas një përgjumje të mbrojtjes së Kukësit, Fontanela del i vetëm përballë Frashërit, ndërsa gjuajtja e tij është për t’u harruar.

29′ Shameti kërkon të surprizojë portierin kundërshtar, duke provuar në aventurë një gjuajtje që nga zona e verilindorëve, por portieri kundërshtar arrin të kontrollojë topin edhe pse nuk shfaq siguri.

25′ Mundësi e mirë për ekipin maltez, teksa Piçolo provon Frashërin me një gjuajtje nga krahu i majtë, por nuk ka probleme për portierin e Kukësit.

19′ Musolli krijon rastin e parë të rrezikshëm, duke i afruar golit me një gjuajte nga distanca.

15′ Aksion fantastik i futbollistëve të Valletës, që dalin me pasime të shumta nga mbrojtja e tyre në sulm, por gjuajtja e Penës devijohet nga Rrumbullaku.

10′ Kombinime të bukura mes Shkodrës dhe Plakut në krahun e djathtë të sulmit, por mbrojtësit e Valettës kanë evituar situatën e rrezikshme në portën e tyre.

5′ Minuta të mira që flasin për ekipin shqiptar. Qaqi ka goditur me kokë pas krosimit të Shkodrës, por pa shënjestruar portën e mbrojtur nga Bonelo.

2′ Ekipi maltez e kërkon menjëherë golin e avantazhit, por mbrojtja kuksiane tregon e vëmendshme për të larguar çdo top që i afrohet zonës së tyre.

1′ Ka nisur takimi në “Loro Boriçi”

Kukësi do të nisë sot aventurën në “Champions League” teksa në fazën e parë eliminatore do të ndeshet me skuadrën e Valetës.

Ekipi i drejtuar nga Pacult do të kërkojë të mbyllë gjithçka që në ndeshjen e parë që luhet në “Loro Boriçi” ndaj maltezëve, një skuadër e cila të paktën në letër nuk konsiderohet e një vështirësie të lartë.

Për këtë takim tek verilindorët nga minuta e parë në formacion do të jetë 5 futbollistë debutues.

KUKËSI-VALETA ORA 19:00

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Frashëri, Shameti, Zguro, Qaqi, Rrumbullaku, Musolli, Shkodra, Çyrbja, Melo, Dzaria, Plaku. Trajner: Piter Pakult.

Valeta: Bonelo, Borg, Kamileri, Stantiago, Piciollo, Pena Beltre, Zerafa, Saleh, Muscat, Alba, Fontanela.

(e.k/BalkanWeb)