Pesë persona të maskuar dhe të armatosur me sëpata kanë vënë në alarm autoritetet franceze mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave, ngjarja e rëndë është regjistruar në Paris, ku personat e maskuar dhe me sëpata kanë terrorizuar klientët dhe stafin e një prej hoteleve më të njohur, “Ritz-Carlton”.

Megjithatë, nga të dhënat e para duket se sulmi nuk është terrorist, por se autorët kanë patur për qëllim të grabisin sendet me vlerë nga hoteli.

Ata ku kanë terrorizuar klientët, të cilët kanë qëndruar të shtrirë në tokë.

Policia i është përgjigjur në kohë rekord alarmit duke neutralizuar 3 nga 5 grabitësit. Dy të tjerë kanë arritur të largohen dhe janë shpallur në kërkim.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb