GREQI – Gjykata greke ka caktuar masën e arrestit me burg për vrasësen e shqiptarit Valton Loka, prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç. Vrasësja, e skeduar si përdoruese droge mësohet të ketë thënë në gjykatë: “Me falni, nuk doja, nuk jam vrasese”. Sot mediat kanë publikuar emrin e shqiptarit që gjeti vdekjen në përpjekje për të ndihmuar 26-vjeçaren.

Valton Loka

Mësohet se familja e tij që jeton prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe përballet me probleme ekonomike dhe gruaja e tij ndodhet në vështirësi për sjelljen e trupit në Shqipëri, ku do të kryhet edhe ceremonia mortore.

Ndërkaq mediat greke ka publikuar edhe foton e autores, e cila mësohet se ishte e skeduar për vjedhje por ishte jashtë hekurave për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.

2311743

Shqiptari u sulmua me thikë nga fqinja 26-vjeçare, në shtëpinë e saj ku kishte shkuar i alarmuar pasi kishte dëgjuar që ajo bërtiste aq sa ngriti në këmbë lagjen.

Pavarësisht faktit se ai i ofroi asaj ndihmë, vajza e re e qëlloi disa herë me thikë, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Ndonëse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

image

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb