TIRANE- Çfarë i bashkoi Sali Berishën dhe Edi Ramën? Kjo është pyetja më normale që shtrohet kur sheh këtë foto. Mësohet se fotoja është shkrepur nga Roland Tasho, 25 vjet më parë, më 22 dhjetor 1990.

Në të shihet kryeministri aktual Edi Rama, teksa bisedon me Sali Berishën. Bashkë me ta është edhe Ardian Klosi, mik i pandarë i Edi Ramës.

Fotografia është bërë tek Qyteti Studenti, ndërsa thuhet se Edi Rama dhe Sali Berisha po diskutonin për çështjen e një gazete opozitare, që pritej të dilte ato ditë dhe që më pas mori emrin “Rilindja Demokratike”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: