Apple ka prezantuar pajisjen e tij të shumëpritur Iphone X, për të cilin zyrtarët nga kompania në Kupertino thanë se quhet dhjetë dhe jo X, dhe se kjo pajisje do të hapë rrugën për teknologjinë në disa nga dekadat e ardhshme.

Pajisja hapet me prekje dhe kompania në vend të aluminit për shtëpizë ka përdorur çelikun.

Ajo po ashtu është rezistuese ndaj ujit dhe pluhurit.
Screen-Shot-2017-09-12-at-2.50.25-PM
Iphone X do të ketë ekran të ri Super Retina prej 5.8 inç, me 458 piksel për inç, transmeton KosovaPress.

Ai do të ketë teknologji OLED me kontrast të lartë të rezolucionit dhe do të shfaqë ngjyrat më me tepër precizitet.
Screen-Shot-2017-09-12-at-2.50.01-PM
Po ashtu mbështet videot HDR dhe do të ketë 3d Touch.

Për dallim nga modelet tjera, iPhone X nuk do të ketë butonin Home, por do të ketë multitasking për të parë të gjitha aplikacionet që i keni të hapura.
iphone-8-3-6
Hapja e tij do të bëhet përmes njohjes së fytyrës- Face ID. Kjo e fundit do të punojë me Apple Pay.

Kamera do të jetë e dyfishtë, e vendosur në mënyrë vertikale dhe ka stabilitet të imazhit.

Apple pohon se janë shanset në një milion që dikush mund të mashtrojë Face ID.
iphone-8-2-7
Të gjitha të dhënat për Face ID do të ruhen në pajisje dhe jo në server.

Po ashtu, zyrtarë të Apple thanë se Face ID nuk mund të mashtrohet nga fotografët. Sipas tyre, ky funksion njeh fytyrën tuaj edhe nëse keni kapelë në kokë, ose syza.
iphone-8-2-8
Çdo herë që shikoni në iPhone, ai detekton fytyrën tuaj, qoftë edhe në errësirë, duke përdorur rrezet IR.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: