SHBA- Edhe pse festimet e ceremonisë të inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump kanë nisur, gjithashtu kanë nisur edhe protestat. Një protestë të cilës i janë bashkuar disa nga njerëzit më të famshëm të Amerikës është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme në New York. Yje të kinemasë amerikane si Robert De Niro, Cynthia Nixon, Michael Moore, si dhe shumë yje të muzikës, biznesmen dhe udhëheqës qeveritar kanë shoqëruar mijëra protestues nëpër rrugët e New York. Gjithashtu protesta janë lajmëruar edhe në San Francisko, Los Angeles, Seattle dhe Washington. Që prej ditës së sotme dhe gjatë gjithë fundjavës në Washington do të zhvillohen disa protesta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb