Armando Sadiku duhet të përgatitet për një konkurrencë mjaft të fortë te ekipi i Legia-s së Warszaw pasi polakët së fundmi kanë transferuar brazilianin Eduardo i cili më herët ka qenë pjesë e kombëtares së Kroacisë.

Në pjesën e parë të sezonit ‘bomberi’ shqiptar ka hasur shumë vështirësi për të gjetur minuta dhe me ardhjen e 35-vjeçarit mundësitë ngushrohen akoma më shumë. Që pjesa e sezonit do të jetë një ‘luftë’ për Armando Sadikun as që nuk diskutohet pasi vetë numri 1 i klubit polak, presidenti Dariusz Mioduski ka deklaruar:

“Eduardo do të ndihmojë Niezgoda, ai mund të mësojë shumë. Me të mund të luajmë me dy sulmues. Eduardo mund të na sjellë edhe tifozët në stadium. Na mungonte një gjahtar zone dhe erdhi këtu për tituj, është ende i uritur. Edhe nëse do të luajë me 50% të asaj që jepte 10 vite më parë, ai do të jetë një ndihmë e madhe për ne gjithsesi.

Çfarë do të ndodhë me Sadikun? Gjithçka është e hapur. Por Sadiku dëshiron të luftojë për vendin e tij, ai nuk dorëzohet. Kjo më pëlqen”, ishin fjalët e presidentit të Legia-s së Warszaw.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb