SHBA- Në Florida të SHBA-së autoritet policore kanë konfiskuar disa pako me heroinë në të cilat ishte sipër imazhi dhe emri i Presidentit amerikan Donald Trump. 5,500 paketa heroinë që mbanin sipër foton e Donald Trump u kapën nga policia e Floridas të premten pas një hetimi të gjerë. Polica zbuloi se droga mbante nofkën “pako për Donald Trump”, shkuan “RT”.
“Ajo që unë dua t’i them këtij shpërndarësi droge është se bëri një gabim të madh që vendosi foton e presidentit. Gabim i madh. Sepse ai do të jetë avokati ynë më i ashpër për zhdukjen e këtyre plehrave nga rrugët tona. Gabim i madh!”, tha një zyrtar policie për  “RT”.
Policia arrestoi 46-vjeçarin, Kelvin Scott Johnson, i dyshuar për trafikimin e heroinës dhe akuza të tjera. Garancia për lirimin me kusht të tij është vendosur 75,000 dollarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: