Falja e Namazit të Kurban Bajramit është bërë këtë vit në sheshin e rikonstruktuar “Skënderbej” ku morën pjesë qindra besimtarë myslimanë në një organizim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

skenderbeu mbulohet

Besimtarët janë falur në orët e para të mëngjesit për herë të parë në sheshin e ri. Kryerja e riteve fetare të komunitetit mysliman ka qenë jo pak problem për besimtarët, pasi mungonin hapësirat e mjaftueshme por mendohet që ky shqetësim të marrë fund pas përfundimit të xhamisë së re.

skenderbeu mbulohet 2

Por në lutjen e kësaj të premteje, ajo që ra në sy ishte mbulimi me ekranet elektronike ku urohej festa e Kurban Bajramit dhe podiumi ku foli kreu i KMSH-së të bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo gjë ka shqetësuar së tepërmi dhe ndjekësit e kryeministrit Edi Rama që i kanë kërkuar llogari në “Facebook”, ku e pyesin se pse e ka lejuar një gjë të tillë.

komente per skenderbeun

Një panel i madh, i vendosur në një skelë disa metra të lartë uronte besimtarët për Kurban Bajramin mbulonte gjithë fasadën e monumentit të heroit tonë kombëtar.

Një veprim i tillë vjen ndërsa qeveria e Kryeministrit Edi Rama, vitin 2018 e ka shpallur “Vitin e Skënderbeut”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb