KOSOVË- Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, mësohet se është rrahur para banesës së saj në Prishtinë, në orët e para të së shtunës. Dëshmitarët kanë thënë për mediat kosovare se ajo është parë në spital dhe se dukej në gjendje të rënduar. Znj. Arbana Xharra për momentin është duke u trajtuar në Qëndrën Klinike Universitare në Prishtinë.E tërë ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 1 pasmesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt që transmetohet në Vizion Plus.
“E kanë sjellë në emergjencë tërësisht të mbuluar”, ka thënë ky dëshmitar për Koha.net.
Motivet për këtë sulm ndaj Xharrës tani për tani mbeten të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun para banesës së saj në Prishtinë dhe vjen pak ditë pasi Arbana ishte pre e militantëve të partisë Vetëvendosje për aderimin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës. Arbana ka qenë vazhdimisht e sulmuar prej militantëve të kësaj partie, të cilët kanë vazhduar sulmet verbale kundrejt saj.
Xharra ka qenë kryeredaktore në të përditshmen Zëri, ndërsa këtë javë ka aderuar në PDK-në e Kadri Veselit.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: