TIRANË- Ish-ministri i LSI-së, Sokol Dervishaj ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku do të pyetet nëse ka dijeni për abuzimet e ndodhura gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, pas auditeve të KLSH-së.
WhatsApp Image 2018-02-20 at 15.14.03 (1)
Gazetarja Klodjana Lala ka mundur të sigurojë për BalkanËeb një foto të ish-ministrit në derën e Prokurorisë. Ai shfaqet i vetëm pa avokat në dyert e organit të akuzës, ndërsa në mban një çadër për tu mbrojtur nga shiu që po bie në këto momente në Tiranë.

Para tij, në lidhje me abuzimet me këtë rrugë ka dëshmuar edhe ministri tjetër i LSI-së, Edmond Haxhinasto. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me aferat dhe ka shtuar të ketë adresuar në Kryeministri të gjitha shqetësimet e evidentuara edhe në auditet e KLSH.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: