Sot, në 20:45 Spartaku i Moskës ka një detyrë shumë të vështirë, në synimin për t’u kualifikuar në fazën e tjetër të Champions League. Duhet të fitojë patjetër kundër Liverpoolit në “Anfield Road”.

“Arma” sekrete për të arritur këtë është një bukuroshe brune që zbaton regjim strikt para ndeshjes së Champions League… Victoria Gameeva, është doktoresha e specializuar në kardiologji, e cila ua ka ndaluar futbollistëve të Spartakut të kryejnë marrëdhënie seksuale para ndeshjes me Liverpool-in.

“Nga aspekti medicinal, seksi e stimulon aftësinë për punë vetëm te femrat. Në artet marciale mund të ndodh që një femër të hyjë në duel vetëm 10 minuta pas seksit, rezultatet e saj do të ishin më të mira”, ka thënë ajo në një media lokale.

“Por te meshkujt, vlen e kundërta. Ata duhet të shmangin seksin për 2-3 ditë para ndeshjes së futbollit”, theksoi Gameeva.

Ajo thotë se marrëdhëniet e saj me lojtarët mbesin vetëm profesionale, edhe lojtarët e komplimentojnë shpesh për fotot në rrjetet sociale dhe se lojtarët shkojnë vazhdimisht për vizita në klinikën e saj në Moskë.

Por, përveç specializimit si kardiologe, Gameeva, është e përkushtuar edhe në rrjete sociale, ku poston foto nga puna, fitnesi apo edhe nga modelingu.



(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb