Ky është një nga ato momentet e ndaljes së zemrës, kur dy avionë pasagjerësh që do uleshin në aeroportin anglez të Heathrow gati sa nuk janë “përplasur”.

Fotoja e frikshme e kalimit të tyre mbi njëritjetrin është fiksuar nga fotografi Chris Hine, 70 vjeç., por nuk është ashtu siç duket.

Sipas fotografit, bëhet fjalë për një avion të “Virgin Atlantic” A340 dhe një “British Airëays” 787 Dreamliner, të cilët i ka kapur në momentin kur kanë fluturuar sipër njëri-tjetrit. Ndonëse duket sikur do përplasen, në të vërtetë fotografi thotë se distanca mes tyre ka qenë e konsiderueshme.
4463053D00000578-4893526-image-a-12_1505683726706
“Këta dy avionë më tërhoqën vëmendjen pasi fluturonin shumë më afër se zakonisht. U befasova aq shumë sa kapa aparatin tim dhe vura në zoom për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Megjithëse lartësia ishte mjaft e madhe, nuk e imagjinoj dot se si mund të ndjehen udhëtarët pasi ta shohin këtë foto”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: