Antigona Hyska është një emër i njohur në futbollin e femrave në Shqipëri. Prej vitesh portierja e Apollonisë dhe ekipit Kombëtar A, është shpallur dhe si portierja më e mirë. E ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela ajo tregoi sesi ja ka dalë të ndjek ëndrrën e saj përtej vështirësive.

“Vija nga nga një fshat larg Fierit, vija me makinë dhe me këmbë për të shkuar në stërvitje. Prindërit ishin në punë, vëllezërit në punë dhe nuk më shoqëronin dot, bëja një pjesë rruge me taksi pastaj ecja 40 minuta në këmbë për të shkuar në stërvitje. Kam sakrifikuar shumë por ja ka vlejtur.

Kam një vëlla binjak i cili ishte kundër që unë të vazhdoja futbollin por sot është suporti im”- tha Hyska për NEWS24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb