A24 dhe kompania e prodhimit të Steven Spielberg, Amblin Entertainment, bashkojnë forcat për të sjellë në ekranin e madh romanin e famshëm të autorit dhe muzikantit amerikan James McBride, The Heaven & Earth Grocery Store.

Edhe pse është në fillesat e saj, tani për tani regjisori i famshëm do të jetë vetëm producent, raporton Deadline.

“The Heaven & Earth Grocery Store” tregon historinë e një grupi zezakësh dhe hebrenjsh që jetojnë së bashku në lagjen Chicken Hill të Pottstown, Pensilvani, gjatë viteve 1920 dhe 1930. Por libri fillon disa vite më vonë, në vitin 1972 me zbulimin e një skeleti në një pus.

Libri ka marrë shumë vlerësime dhe është cilësuar nga NPR si një nga librat më të mirë të vitit 2023. Gjithashtu ishte në listën e librave të preferuar të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të njëjtin vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb