TIRANE-Pak ditë pas ndalimit të tij në port nga policia e Durrësit, ish deputeti kaubojs Eduart Ndocaj është shfaqur sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në fotot e siguruara nga gazetarja Elda Menga për ‘BalkanWeb’ shihet Ndocaj i cili ka hyrë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe ka dalë sërish me një dosje. Nuk dihet ende qëllimi i vizitës së Ndocajt në Kryesi.

kaubosji-Eduard-Ndocaj-4

PSE U NDALUA ISH DEPUTETI
Ish-deputeti Eduart Ndocaj u ndalua disa ditë më parë në portin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës. Mësohet se Ndocaj kërkohej nga Sektori i Krimit Ekonomik të Policisë së Lezhës, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka vjedhur një shtetasi italian në Itali, shumën prej 78.000 € duke i premtuar një tender për shtrimin e një gazsjellësi në Shqipëri.

kaubosji-Eduard-Ndocaj-2

Mes të tjerash ai akuzohet se të njëjtit person i ka vjedhur një mjet tip “Audi Q7”, me targa “FD498LJ”. Tashmë ndaj ish-deputeti rëndon akuza ‘Skemat mashtruese dhe piramidale’.

kaubosji-Eduard-Ndocaj--1

Ndocaj, një biznesmen nga Lezha, jeton prej vitesh në Itali, ndërsa atje ushtruan edhe aktivitetin e tij. Ndocaj ka thënë se ndalimi i tij ishte ‘sulm politik’.

kaubosji-Eduard-Ndocaj

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: