ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pas një aksidenti. ‘Ansa’ shkruan se ngjarja e rëndë që i mori jetën shqiptarit ndodhi në Pisa reth orës 3:15 të mëngjesit.
Mësohet se Sokol Balliu, teksa drejtonte mjetin me një pemë, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Nga të dhënat paraprake, hetuesit mendojnë se Ballën mund ta ketë zënë gjumi dhe për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit.
Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)