UEFA ka publikuar formacionin më të mirë këtyre 17 viteve të fundit në futboll zotëron Barcelona me plot 6 lojtarë, pastaj Real Madridi me 3. Shtëpia e futbollit europian ka bërë një vlerësim që pritet të marrë edhe shumë kritika.

Në portë është zgjedhur Iker Casillas për atë çfarë ka dhënë me Realin e Madridit pasi aktualisht gardiani spanjoll është pjesë e Portos.

Mbrojtja përbëhet nga ish-kapiteni i Bayernit, Philip Lahm, ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, por edhe nga dy më të mirët e momentit në pozicionet e tyre, Gerard Pique dhe Sergio Ramos.

Regjinë në mesfushë e zotëron një ish katalanas, pikërisht Xavi-t i mbështetur nga Iniesta dhe Gerard.

Në sulm përkrah Messit dhe Ronaldos, fansat që kanë marrë pjesë në votim kanë preferuar edhe francezin Thierry Henry i cili më shumë sesa për paraqitjet e tij me Barcelonën, është vlerësuar për periudhën fantastike të karrierës së tij me Arsenalin.

Bie në sy mungesa e disa yjeve si Ronaldinho, Ibrahimovic, Zidane, Ribery, Totti, Del Piero, Nesta, Zanetti e shumë të tjerë.
444-1
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb