PARIS – Pesëdhjetë e tre super modele dhe tre të ftuar special, Lady Gaga, Bruno Mars dhe grupi, “The Weeknd” në sfilatën madhështore të “Victoria’s Secret Fashion Show 2016”, në Paris.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë nga të gjithë, përveçse me pamjen e saj ishte Irina Shayk. Sipas mediave të ndryshme botërore modelja ruse sfidoi shtatzënë.

30-vjecarja është në pritje të fëmijës së parë me aktorin hollivudian, Bradley Cooper. Gjithcka nisi pasi modelja në pasarelë sfidoi me dy kostume banjoje, ku mbulonte pjesën e barkut.

Media si E!Online, US Weekly dhe Daily Mail shkruajnë se bukuroshja është shtatzënë, ku me veshjen e saj në sfilatë “fshehu” shenjat e para të shtatzënisë. Irina Shayk prej dy vjetësh wshtw e lidhur me aktorin me famw botërore, Bradley Cooper.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: