Ndodh ajo që nuk pritej në mardhënien mes Wanda Naras dhe ish bashkëshortit të saj Maxi Lopez. Të paktën për disa orë, Maxi Lopez dhe Wanda Nara i kanë harruar mosmarrëveshjet e vjetra teksa janë bashkuar për të festuar ditëlindjen e njërit prej djemve të tyre. Coki mbushi 7 vjeç dhe Wanda ka postuar disa foto të festës ku, befasisht, ka qenë i pranishëm edhe babai i djemve bashkë me të dashurën e tij Daniela Christiansson. Treshja njihet për mosmarrëveshjet dhe sherret online në vitet e fundit, por me sa duket gjakrat janë ftohur deri në pikën sa mund të jenë në të njëjtën dhomë me njëri-tjetrin. Ndoshta, Icardi do të ketë qenë pas dere duke e pritur.



(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb