TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pasardhësi i tij, Edi Rama rrezikon deri në 7 vjet burg pas hetimit të FBI-së për kontributet në fushatën e presidentit amerikan Barack Obama.

Në një postim në facebook, Berisha shkruan se Rama mori pjesë në drekën e organizuar për mbledhje kontributesh duke paguar 80 mijë dollarë dhe duke u paraqitur si gruaja e taksistit Bilal Shehu. Berisha publikon edhe 2 foto të kryeministrit Edi Rama me Bilal Shehun.

STATUSI I BERISHËS
Në New York plas skandali tronditës “Bilalgate”!
“Burri” apo “bashkëshorti” i Edi Ramës, taksisti Bilal Shehu rrezikon 13 vjet burg!
Të dashur miq, agjencia Reuters dhe rrjete televizive amerikane informojnë se në SHBA ka plasur një skandal i ri tronditës, në të cilin janë direkt te implikuar taksisti militant socialist Bilal Shehu dhe kreu i PS, Edvin Kristaq Rama.

Në pranverën e vitit 2012, Edvin Kristaq Rama botoi në mediat e vendit një foto, në të cilën kishte dalë gjatë një dreke me Presidentin Obama. Në këtë drekë në krah të Ramës është dhe Bilali. Fill pas kësaj u mor vesh se dreka ishte me bileta 40 mijë dollarëshe për person. Bilali, në thyerje flagrante të ligjit amerikan kishte blerë dy bileta pra kishte paguar 80 mijë dollarë një për vete dhe një për Ramën, të cilin e kishte regjistruar në dokumentet e pritjes si gruan, bashkëshorten e tij, pra ishin paraqitur si homoseksualë të martuar.

Ligji amerikan ndalon rreptësishtë kontributet nga vende të tjera në fushatën elektorale të liderëve amerikan. Me kërkesë të kongresmenëve amerikanë, FBI hapi një hetim. Bilali, i gjetur ngushtë dhe në pamundësi për të justifikuar burimin e 80 mijë dollarëve që shpenzoi për dy biletat, u bë i penduar dhe shiti gruan e tij, Edi Ramën si njeriun që i kishte dhënë atij paratë për të blerë biletat.

Megjithëse i penduar, Bilali do vuajë se paku 7 vjet burg për dy vepra penale. Së pari, shkeljen e rëndë të ligjit amerikan të financimit të fushatës elektorale dhe së dyti, për bashkëpunim në larjen e parave të pista me Edi Ramën.

Por ekziston mundësia të dënohet edhe për mashtrim apo falsifikim dokumentesh me të cilat ai ka regjistruar Ramën si gruan e tij. Se fundi, vet Rama në epiqendër të skandalit “Bilal-gate”, rrezikon të dënohet edhe ai gjeri në 7 vjet burg për larje parash të pista dhe mashtrim martese për paraqitjen e tij si bashkëshortja e Bilalit për qëllime përfitimi! sb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb