TIRANE-Thoma Gëllçi u zgjodh sot drejtori i ri i Radiotelevizionit Publik Shqiptar, RTSH. Por kjo zgjedhje nuk u mirëprit nga radhët e opozitës. Luciano Boci reagoi i pari duke u shprehur me ironi mbi votimin e tij e perzgjedhjen e tij, ndërsa që në muajin Janar u përfol në media se Gëllci do të ishte drejtori i ri i RTSH, për shkak të lidhjeve të ngushta që ka me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, Edi Rama.

Gëllçi ka qenë për shumë vjet kryeredaktor i Zërit të Popullit dhe zëdhënës shtypi i disa kryeministrave të majtë që nga viti 1997 deri në vitin 2004.

Me largimin nga kjo detyrë, Thoma Gëllci për disa vite punoi në USA duke u larguar familjarisht nga Shqipëria. Mediat e djathta shkruanin se, në USA, Gellci njihej për lidhjen e gjatë miqësore dhe familjare me vëllain e kryeministrit.

Fotoja që bëhet publike sot, pak orë pas zgjedhjes së Gëllçit, drejtor të RTSH, dëshmon fjalët mbi miqësinë mes tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: