*PS ngre ne selinë rozë strukturë për pritjen e qytetarëve

Teksa në hollin e Selisë Rozë këtë të hënë u improvizua një zyrë për të pritur ankesat e qytetarëve, jashtë kangjellave një qytetare që kishte ardhur nga Mallakastra për të ndarë me ndonjë ligjvënës problemin e saj, heqjen e kempit, u ndje keq nga qëndrimi për minuta të tëra dhe i ra të fikët.

Të pranishmit njoftuan urgjencën dhe pas pak minutash në selinë rozë erdhi autoambulanca. Qytetarja nuk pranoi që të mjekohej nga mjeket e urgjencës, duke këmbëngulur se e dinte se çfarë sëmundje kishte dhe kërkonte vetëm një takim me Edi Ramën ose ministrin Ilir Beqaj, pasi sipas saj, i kanë ndërprerë kempin. Me qese në duar, ku mbante disa kuti me ilaçe që duhet t’i pinte çdo ditë për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo kërkonte vetëm një takim me zyrtarët e lartë të qeverisë, me shpresën e zgjidhjes së problemit të saj.

PS ngre strukturë për pritjen e qytetarëve
Në Partinë Socialiste nga kjo e hënë është ngritur një strukturë e vecantë për pritjen e qytetarëve. Ne dy tavolina ne hollin e selise roze qytetaret, qe dikur rrinin pas hekurave te selise per te komunikuar me deutetet e zones, tani thirren nje e nga nje e u merren ankesat dhe te dhenat, qe me pas u transmetohen deputeteve te zonave perkatese. Pritja ne seline roze do te jete e hapur nga e hena ne te shtune qe prej ores 8 të mengjesit.

ps selia

selia2

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: