SHBA-Dancers After Dark është projekti i ri i Jordan Matten, fotograf në Manhatan, i cili është bërë shumë i famshëm falë ritualit të fotove të pazakonta të balerinave nëpër rrugët e Grande Mela.

Fotot e reja kanë për protagoniste gjithmonë balerinat, por të zhveshura. Videoja që po shihni është shkëputur nga backstage i një fotoje në New York.

9 balerinat kanë pozuar nudo nëpër rrugët e qytetit që nuk fle kurrë.

Fotoja finale është produkt i një aksioni që zgjat më pak se një minutë. Pamje të ngjashme janë zhvilluar edhe në Londër, Chicago dhe Montreal.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb