TIRANE– Pamjet që shihni janë nga apartamenti që u dogj pasditen e sotme në kryeqytet, ku humbi jetën një i moshuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10, në rrugën “Gjergj Legisi”. Gazetari Klajdi Bodlli ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto dhe video ku shihet se si flakët kanë dalë edhe jashtë mureve të apartamentit, pasi fasada është nxirë nga tymi. Fatkeqësisht nga flakët humbi jetën 90-vjeçari Banush Guhacaj.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja ku bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
apartamenti43

apartamenti54

pamje nga apartamenti
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: