Franca u godit të premten në ‘zemër të saj’ në Paris nga disa sulme terroriste të njëpasnjëshme, ku të paktën 158 persona mbetën të vdekur.

118 viktima është bilanci i personave të vrarë vetëm në sallën e koncerteve në ‘Bataclan’ gjatë koncertit të grupit Eagles of Death. Ndërsa viktimat e tjera u shënuan nga 6 sulmet e tjera terroriste pranë stadiumit ‘Stade de France’ ku luhej ndeshja e futbollit Francë-Gjermani.

Për më tepër rreth tmerrit dhe frikës të përjetuar në Paris, në atë që do të cilësohej si një ‘Natë e dytë e Bartolemeut’, ndiqni videot e publikuara ku në to dëgjohen krismat e armëve, shpërthimet, ulërimat dhe paniku masiv.
Videoja tjetër përmban imazhe pas sulmeve dhe gjendjen katastrofike në Parisin e passulmeve terroriste.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb