SHBA– Me kërcënimet e tij kundër disa vendeve, presidenti amerikan, Donald Trump rrezikon të orientojë SHBA në rrugën e luftës së tretë botërore, vlerësoi senatori republikan më me influencë, Bob Corker, referuar “New York Times”.

“Ai më shqetëson dhe duhet të shqetësohen të gjithë ata që e duan vendin tonë”, shtoi ky ish-mbështetës i Donald Trump në një intervistë të publikuar të dielën nga kjo gazetë, që nuk saktësoi shprehjen e saktë të Corker.

Përpara këtij sulmi të dhunshëm, senatori 65-vjeçar kishte shprehur më parë keqardhje që Shtëpia e Bardhë ishte shndërruar në një “çerdhe” për të rriturit, pas akuzave të drejtuara në adresë të tij nga ana e Donald Trump në platformën Twitter.

“Senatori Bob Corker më është lutur ta mbështes për rizgjedhjen e tij në Tennessee. I jam përgjigjur me “jo” dhe ai hoqi dorë (duke u shprehur se nuk mund të fitonte pa ….mbështetjen e time”, pohoi Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb