Kulla Eiffel do të mbrohet nga një mur anti-plumb prej xhami së shpejti, janë shprehur menaxherët e njërës prej 7 mrekullive të botës në Paris.

Baza e saj tashmë është rrethuar me një gardh metalik, ku pritet të ngrihet muri prej xhami.

Një mur anti-plumb prej xhami do të ndërtohet së shpejti rreth Kullës Eiffel. Lajmi u bë i ditur nga menaxherët e pikës ikonike dhe zyrtarët e qytetit të Parisit.

Sipas zyrës së Kryebashkiakes, Anne Hidalgo, puna për barrierën e re do të fillojë më vonë gjatë këtij viti.

Ndërkohë, e përditshmja franceze ‘Le Parisien’ bën të ditur se kostoja e këtij projekti do të arrijë rreth 20 milionë euro. Disa turistë e pritën lajmin me pozitivitet.

Të tjerë shprehen më skeptikë nëse masa e re e sigurisë do të ndalojë një agresor të vendosur.

“Nëse dikush është i vendosur për të sulmuar, ai do ta bëjë sido që të jenë kushtet. Prandaj nuk mendoj se barriera e re do të ndihmojë,” thotë një turiste franceze.

Ky vendim u mor pas sulmeve të shumta terroriste që janë bërë në pikat turistike, shkruan BBC.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb