TIRANË- Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike po protestojnë para kryesisë së kuvendit duke kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta.

Të rinjtë protestuan paqësisht duke hedhur parrulla si “Largoni kriminelët nga Parlamenti”, “Meta Ik” apo “Shteti ka vdekur”.

Protesta është zhvilluar gjatë paradites për rreth 30 minuta, ku kanë marrë pjesë rreth 200 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ndërsa policia kishte marrë masa të shtuara për mbarëvajtjen e tubimit. Por gjatë pasdites, të rinjtë kanë dalë sërish për të protestuar.

(e.skëndaj/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: