Futbollisti i radhës që ka futur në sherr Shqipërinë dhe Kosovën është Lirim Kastrati. Sipas raportimeve nga mediat kosovare, futbollisti 19-vjeçar që ka luajtur disa ndeshje me moshat e përfaqësues së Kosovës është tentuar të bindet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

lirimi-666x400

Disa zyrtare të ndryshëm të FSHF-së kanë biseduar me lojtarin për t’a bindur të zgjedhjë ngjyrat kuqezi. Madje, ata sipas ‘gazetaolle’, për t’i prishur mendjen lojtarit nuk kanë kursyer as përqeshjet ndaj Kosovës, duke mohuar të ardhmen e kësaj përfaqësueseje.

fhsf

Lirim Kastrati është duke kaluar një sezon pozitiv me klubin NK Lokomotiva nga Zagrebi dhe për këtë fakt ka zgjuar edhe interesimin e federatës kroate, por në planin e tij është vetëm Kosova.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb