Gjigandi i kërkimit Google feston 17 vjetorin e ‘lindjes’. Për të festuar këtë përvjetor, Google ka shfaqur një doodle të ri. Teksa klikon në Google logoja e re përbëhet nga një kompjuter i vjetër, logoja e Google në vitin 1998 si dhe një llambë elektrike.

Para vitit 2006, Google e festonte ditëlindjen më 26 shtator, ndërsa pas këtij viti e ka festuar gjithmonë më 27 shtator. Megjithatë, Google është krijuar për herë të parë më 4 shtator 1998. Si duket në datën 27 shtator është krijuar edhe doodle i parë për ditëlindje, në vitin 2002, prandaj konsiderohet edhe si ditëlindja e Google-it.

Kanë kaluar plot 17 vjet që kur Larry Page dhe Sergey Brin prezantuan Google në një garazh makine në Menlo Park të Kalifornisë, në vitin 1998. Dhe që atëherë, e gjithë bota do të ndryshonte. Google tashmë është shndërruar prej kohësh në gjigandin e kërkimit në internet.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: