Ministri i Brendshëm i vendit Saimir Tahiri inspektoi sot punimet e komisariatit të ri të policisë që po ndërtohet në Kombinat. Ai falënderoi qeverinë për këtë projekt 2 mln dollarësh sipas të cilit do të përmirësojë kushtet për punonjësit e policisë dhe si pasojë edhe shërbimin ndaj qytetarëve.

“Nga sot fillojmë punën për komisariatin e ri të Kombinatit, të të gjithë njësisë nr.6 ku përfshihen edhe zonat përreth e Tiranës së madhe tashmë. Është një investim i qeverisë shqiptare prej 2 mln dollarësh, për të ndërtuar një godinë moderne me të gjitha standardet evropiane që i shërben më shumë se 150 mijë banorëve, bëhet falë për godina ku do ketë dhoma shoqërimi me të gjitha kushtet për të respektuar të gjitha të drejtat e njeriut, qoftë për fëmijët, qoftë gratë veçmas, do të ketë hapësirë të mjaftueshme për punonjësit e policisë, duke filluar që nga parkimi nëntokësor deri tek zyrat e punës. Policët janë në qendër të vëmendjes tonë sot ndryshe nga ishin të braktisur më parë, në mënyrë që ta bëjnë punën e tyre sa më mirë në interes të qytetarit. Ka më shumë infrastrukturë, më shumë mundësi, trajnime. Kjo është përplasja e Shqipërisë dje dhe asaj sot, por sot është dhe përplasja e Shqipërisë së llafeve dhe Shqipërisë së punës,” tha Tahiri.

I pyetur për grabitjet në rrugën pranë Rinasit, Tahiri tha se policia ka zbardhur shumë ngjarje për të cilat nuk është falënderuar, por gjykohet vetëm atëherë kur ka ndonjë ngjarje të pazbardhur.

“Policia duhet të falënderohet për punën që ka bërë, të shumta janë ngjarjet që ka zbardhur policia e shtetit, përfshirë edhe grabitje bankash. Po bëhet një punë e shkëlqyer, hetimet vazhdojnë. Ju bëni durim. Rezultatet do vijnë”, u përgjigj Ministri i Brendshëm.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: