TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosota ka reaguar pas grabitjes së tretë të parave të bankës që ndodh në pak më shumë se një vit në Rinas dhe afër tij.

Ai ka bërë një kërkesë surprizë për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se policia duhet të padisë bankën për dënimin moral, tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë.

STATUSI I PLOTE I KOSTES NE FACEBOOK
Kërkesë; kryetarit të partisë Tiranës dhe ministrit të rendit;
Policia e Tiranës të padisë bankën për krijimin e tensioneve të padëshiruara dhe panik ndaj qytetarëve të Shqipërisë!
Sigurisht që media dhe publiku duhet të bëjë analizë të zgjeruar me vazhdimësinë e grabitësve por nuk është e drejtë të ngarkohet për paaftësi e faj policia e shtetit, absolutisht jo!
Unë prononcohem dhe si kompani private, kur derdhim apo tërheqim para nga bankat (dhe këto banka i kemi shumë pranë zyrave tona) masa e parë është besueshmëria e personit që lëviz paratë, prandaj në bazë të sasisë së parave shtohen dhe masat e sigurisë, por mesa pashë kronika të ndryshme dhe vërehej qartë se nuk plotësohej aspak sigurimi i këtyre parave atëhere uroj që javët në vazhdim të mos ketë grabitje tjetër….!! Pronari i këtyre parave (banka) nuk e ka të lehtë të përfitojë nga shoqëria e sigurimit këto humbje…Jam i bindur që nuk do marë asnjë kacidhe, në qoftë se do i përfitojë këtë kompensim !? më lind dyshimi se siguruesi ka mjaftë fitime për ti falur dëmtuesit.
Nuk ka pse paaftësia e bankierëve të ulë apo të dëmtojë moralin dhe suksesin e policisë së shtetit. Policia ta padisë bankën për dëmin moral, tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë. Faleminderit

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: