SARANDË- Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në fshatin bregdetar të Livadhjasë në Sarandë.

Sipas të dhënave zyrtare është shpallur në kërkim 34-vjeçari me iniciale A.S., banues po në Livadhja, pasi gjatë natës, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë vjedhur 20 milionë lekë të vjetra nga një banesë.

Policia thotë se grabitësit kanë thyer dritaren e banesës së shtetasit L.K., 27 vjeç dhe pasi kanë kontrolluar kanë arritur të gjejnë një shumë të konsiderueshme prej 2 000 000 lekësh të reja.

Ka qenë pronari ai që ka bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit ka arritur të identifikojë një nga të dyshuarit. Policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: