Bashkëshortja e Dr.Florit për herë të parë është shfaqur në publik me djalin e tyre, Danielin, i cili është me sindromën Down. Familjarët e këngëtarit, i cili u nda nga jetë rreth 3 vite më parë ishin të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”. Bashkëshortja e Dr.Florit, Blerina Kondi, kërkoi që me praninë e djalit të saj në prehër të përcillte një mesazh për publikun dhe për ata që kanë fëmijë me këtë sindromë.

Gjatë intervistës së saj Blerina, u shpreh se pas lindjes së vogëlushit, personi që i ka qëndruar më tepër pranë ka qenë pastori i kishës “Rilindja”, Fitor Muça.

Ndonëse gjatë shtatzënisë ata kishin dyshime se Danieli mund të ishte me sindromën Down, Blerina tha se sërish nuk ka dashur ta vërtetojë 100%.

“Çdo gjë që vjen nga Perëndia është e bekuar dhe jemi falenderues për këtë”,- tha Blerina. Ndërkohë skena u shoqërua me duartrokitje të gjata.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb