I vetmi moment kur Pep Guardiola ndihej i relaksuar tek Barcelona ishte kur Lionel Messi kapte topin. Vetëm në atë moment ai e dinte se çdo gjë do të shkonte mirë. Kështu shprehet ish-tekniku i katalanasve në një intervistë për emisionin ‘Fiebre Mladini’.

“Kur trajnoja Barcelona, dhe Messi merrte topin, isha aq i qetë sa isha i gatshëm të flija gjumë. Është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave,” siguron trajneri aktual i Manchester City-t.

“Messi është bukuria e këtij sporti. Është inteligjent, i shpejtë dhe me një mentalitet fituesi. I bën trajnerët më të mirë dhe po ashtu bashkëlojtarët e tij. Të shënosh 60-70 gola çdo vit në 10 vitet e fundit, kjo është diçka e paimagjinueshme,” tha Guardiola.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb