Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës. Bëhet fjalë për Guinea-Bissaus. Ministri i shtetit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna, gjatë ditës së sotme i ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçit, letrën e njohjes së Kosovës nga ky shtet, duke hedhur kështu poshtë pohimet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. Ky i fundit gjatë vitit të kaluar pohoi se Guinea kishte hequr dorë nga njohja e Kosovës.

Ministri i shtetit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna i dorëzoi presidentit Thaçi letrën e presidenti të Guinea-Bissau, José Mário Vaz, me të cilën rikonfirmohet njohja e Kosovës nga ky shtet. Thaçi falënderoi ata për prezencën e tyre, pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo është dëshmia më e mirë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Guinea-Bissau janë më të forta sesa çdo përpjekje për t’i lënduar ato.

“Falënderoj presidentin Vaz, qeverinë tuaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kosova do të jetë gjithmonë një shtet mik i juaji dhe synojmë të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin”, ka thënë Presidenti, shkruan express. Nga ana tjetër, ministri i Shtetit dhe shef i Shtatmadhorisë të presidentit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna në emër të presidentit Vaz, ka uruar presidentin dhe popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: