Gurë të pasur me hekur që dikur krijonin shtratin e liqeneve antike në Mars mund të ruajnë gjurmë jete që kanë ekzistuar rreth katër miliardë vite më parë, kur planeti kishte uji me bollëk.

Ky studim i bërë nga Universiteti i Edimburgut dhe i publikuar në revistën shkencore “Journal of Geophysical Research”, ka individualizuar zonat më të mira ku të kërkohen fosile të mikrobeve marsjane, duke përcaktuar rrugën e misioneve të ardhshme “Mars 2020 Rover” të NASA-s dhe “ExoMars 2020” të Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA), që kanë për drejtim Planetin e Kuq.

Studiuesit e drejtuar nga Sean McMahon kanë përcaktuar se këta gurë të përbërë nga baltë shumë e ngjeshur dhe argjilë janë ato që kanë mundësinë më të lartë për të ruajtur gjurmë antike jete, madje këto gurë janë të pasura me hekur dhe silic që ndihmojnë në ruajtjen e fosileve.

Këta gurë janë krijuar reth 3-4 miliardë vite më parë dhe gjenden në një gjendje konservimi shumë më të mirë se sa ato të të njëjtës periudhë që gjenden në Tokë.

Kjo ndodh sepse në Mars nuk ekziston fenomeni i pllakave tektonike, lëvizjet që ndikojnë në korren e një planeti, që me kalimin e kohës mund të shkatërrojnë gurët dhe fosilet që janë në to.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: