Eden Hazard, ylli i skuadrës së Chelsea-s, ka refezuar të zgjasë kontratën me anglezët. Lajmin e ka bërë të ditur babi i futbollistit i cili në një intervistë për ‘Le Soir’ gjithashtu e ka bërë të qartë se djali i tij dëshiron një kalim te Real Madrid.

“Mund të konfirmoj se Eden ka refuzuar zgjatjen e mëtejshme të kontratës me Chelsea-n për të parë nëse do të konkretizohet interesi që Real Madrid ka shfaqur për të. Për momentin nuk ka asnjë kontakt nga pala madrilene”, pohoi Thierry Hazard.

Sulmuesi belg që u bë pjesë e Chelsea-t në verën e vitit 2012, pasi u ble nga Lille për 36 milionë euro, ka një kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2020. Real Madrid ka shprehur interes për 26-vjeçarin nëpërmjet trajnerit Zidane, që e shikon si një alternativë shumë të mirë për sulmin.

Jo vetëm skuadra “galaktike”, por së fundmi të gatshëm për të paguar për shërbimet e 26-vjeçarit është edhe Manchester United.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb