BERAT- Gjykata e Beratit ka rrezuar kërkesën e LSI për rikthimin e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama, të ndërprerë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Bëhet fjalë për thirrjet e Ramës të bëra gjatë fushatës, që policët të hiqnin kapelet e të mblidhnin vota për PS-në.

Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, që vjen nga radhët e LSI-së, reagoi pak vendimit të gjykatës, ndërsa theksoi se drejtësia është kokëulur para kryeministrit. “Ky kryeministër përben rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, Manjani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: