Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Hierro flet si trajner i Spanjës: Nuk ka kohë për fjalë, besoj se do të fitojmë Kupën e Botës

390086_TS_13-06-18_5261775772_

Zyrtarizimi i marrëveshjes me Real Madrid të martën i kushtoi shumë Julien Lopetegui-t, i cili sot u shkarkua nga presidenti i federatës spanjolle pasi e cilësoi ‘tradhti’ veprimin e trajnerit.

Nuk vonoi shumë dhe “La Roha” zgjodhi timonierin e ri. Do të jetë Fernando Hierro numri 1 i pankinës së Spanjës, të paktën për Botërorin. Ndërkohë këto janë fjalët e para të 50-vjeçarit në krye të postit të ri:

“Nuk kemi kohë për diskutime dhe fytyra të vrenjtura. Duhet ta përballojmë këtë situatë dhe të luftojmë për botërorin. Kemi një mundësi të madhe, futbollistët e dinë se një herë në katër vjet, ndoshta një herë në jetë mund të luajnë një Botëror dhe duhet të qëndrojnë 100% të përqendruar te futbolli. Duhet të kemi mendësi pozitive dhe mos japim opinione. Nuk është koha e qejfmbetjeve, duhet të kemi mendësi pozitive. Tani ne këtu kemi një mision të përbashkët.”

Hierro, ish-kapiten i Real Madrid me të cilin ka luajtur 584 ndeshje, shtoi: “Nuk ishte vendimi im për largimin e Lopetegui por i kreut të federatës, që kishte një tufë me argumenta në favorin e tij. Mendimi im u dha kur Lopetegui rinovoi deri në 2020. Unë kisha besim te ai, por tani kam besim se mund ta zëvendësojë ashtu si duhet, sepse përndryshe nuk do të isha këtu. Besoj se do të fitojmë Kupën e Botës.”

(e.k/BalkanWeb)