Gonzalo Higuain ka shënuar golin vendimtar për Juventusin, ndërsa është shprehur I lumtur për debutimin me këtë ekip.  “Jam shumë i lumtur për debutimin tim, fitoren dhe golin”, tha ‘El Pipita’ për Mediaset Premium.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu. Ishte shumë e rëndësishme për të filluar me një fitore. Kemi punuar shumë dhe fitorja ishte e merituar. Golin ia dedikoj të gjithë atyre që kishin besim tek unë”, përfundoi Higuain.

Juventusi fitoi me rezultatin 2-1 përballë Fiorentinës në ndeshjen e parë të Seria A për këtë sezon.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: