ITALI– Një nënë shqiptare 25 vjeç në Itali ka përlotur mjekët italianë, kur u ka kërkuar të bëjnë çmos ta mbajnë në jetë sa të lindë fëmijën që ajo ka në bark, pasi ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

E reja shqiptare është në koma të pakthyeshme dhe mjekët i kanë shuar shpresat se ajo mund të jetojë.
Përpjekjet për ta mbajtur në jetë janë të jashtëzakonshme, kësisoj edhe përpjekjet për rritjen e foshnjës, një djalë që ka hyrë në muajin e gjashtë.

Mjekët e neonatology dhe gjinekologë po bëjnë çmos te mbajnë në jetë të renë, deri sa ajo të kalojë javën e 28-të shtatzënisë, kohe në të cilën fëmija ka shanse të jetojë dhe jashtë trupit të nënës.
“Një luftë në emër të jetës dhe dashurisë së pakufishme të një nëne për fëmijën e saj”, i kane cilësuar mediat italiane përpjekjet e nënës së re shqiptare.

Edhe mjekët janë të vendosur të plotësojnë këtë dëshirë të fundit të saj, kur kanë vendosur që në momentin që zemra e nënës së re të ndalojë se rrahuri, të ndërhyjnë me operacion cezarian për të nxjerrë foshnjën.

25-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni të vështirë fundjavën e kaluar, pasi pësoi hemorragji cerebrale në tru dhe që prej asaj kohe ajo hyri në gjendje kome dhe po trajtohet në spitalin e Ankonas.

“Shqiptarja po mbahet në jetë me aparatura. Shpresa e vetme është që ajo të mund të rezistojë. Edhe pse tashmë për të nuk ka më asgjë që ta kthejë në jetë, lutja është që të ketë frymë deri sa të bëhen javët e nevojshme që të nxirret fetusi e të ketë mundësi të rritet edhe jashtë trupit”, thonë mjekët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb