Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Historia e futbollistit shqiptar/ Dikur luante kundër Ronaldos, sot berber në Elbasan (Foto)

futbollisti dy

Historia e këtij futbollisti shqiptar mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Ndonëse ka pasur rastin të luajë në fushë me futbollistë të njohur si Crinstiano Ronaldo, ai ka gjetur një mënyrë alternative për të siguruar jetësën.

futboll 3

futbollisti dy

futbollisti

Bëhet fjalë për Bledar Lenën, ish-futbollistin e Gramozit, Kukësit etj. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Lena thotë se e ka marrë vetë vendimin për t’i thënë stop futbollit, për shkak të pagesës.

“Kam luajtur në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, por suksesin më të madh e kam arritur kur u ngjita në Superiore me Gramozin dhe me Kukësin. Jam aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Real Madrid dhe nuk e harroj, pasi të luash në një ndeshje të atillë të mbushur me yje nuk harrohet asnjëherë. Por, një moment i thashë “stop” futbollit, pasi nuk luhej me plot strese. Futbollistët me atë rrogë mbahen, ndërkohë që një herë e merrje, një herë tjetër jo. Tani jam berber dhe është një punë që e bëj me dëshirë. Futbollin e kam pasion, por kam një profesion që paguhet më mirë se një futbollist”,- thotë ai.

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 1 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.