Dashi
Nuk jeni ende te qarte se cfare kerkoni nga vetja, si ne aspektin profesional po ashtu dhe ne ate sentimental. Veshtiresia qendron tek mbajtja e ketyre raporteve. Shpesh here nenvleresoni keto raporte, duke ja lene cdo gje fatit. Duke filluar nga sot mos ja lini ne dore cdo gje ne dore fatit por beni dhe ju dicka.
Demi
Jane disa situata te cilat nuk po i kontrolloni dot, dhe e gjitha kjo ka ndodhur nga neglizhenca juaj, gjera te vogla te cilat jane grumbulluar dhe jane bere te medha. Sot do te merrni nen kontroll te gjitha detyrat tuaja dhe do vendosni ne vije gjithcka.
Binjaket
Do keni shume mundesi te mira sot, sidomos ne aspektin profesional, kjo eshte pikerisht dita e duhur per te folur me dike me potence. Do ndertoni nje mekanizem qe do ju sherbeje ne te ardhemen, mos harro qe gjerat nuk behen vetem por me ndihmen e miqeve.
Gaforja
Shume ceshtje te cilat po i peshoni vetem per njerez te tjere ju kane bere shume te vetmuar, prandaj ne vend qe te mendoni per gjera pa vlere te cilat po ju bejne te humbni kohen, arohuni me njerzit dhe shfrytezoni atmosferat pozitive rrotull jush.
Luani
Nje person te cilin ju e konsideroni te afert po ju merr neper kembe, sidomos nese ju me kete person shpenzoni shume kohe dhe eshte ne djeni te gjerave tuaja personale. Ju keshilloj qe gjerat tuaj ti mbani per vete, pasi nje sekret nese e dine dy veta, nuk eshte me sekret.
Virgjeresha
Jane shume gjera te cilat duhet ti peshoni para se te veproni sot, do keni ne dore nje projekt vleresojeni para se te shkoni ne takim dhe te jepni verdiktin perfundimtar. Vertet nuk keni eksperiencen e duhur per te marre nje vendim i vetem, por jeni mjaftushem inteligjent per te kuptuar se cila eshte me e mira per ju.
Peshorja
Para se dikush tjua thote gjerat ashtu sic jane, jeni ju ata qe i keni kuptuar, dhe do mendoni se si ka mundesi qe ka njerez kaq hipokrite qe e vetmja gje qe dine te bejne eshte te perfitojne nga miresia e te tjereve. Prandja qendroni indiferente ndaj cdo situate dhe degjoni vetem zemren tuaj, eshte e vetmja qe nuk gabon kurre.
Akrepi
Jeni duke kerkuar dicka qe momentalisht nuk do e arrini dot, mos u demoralizoni. Cdo gje ka kohen e vet si ne aspektin profesional po ashtu dhe ne ate sentimental. Gjerat nuk jane maturuar akoma per te qene ashtu sic ju i doni. Ja u siguroj qe ne te ardhmen gjithcka do ece sipas parashikimeve.
Shigjetari
Nuk ka asgje te keqe, qe ju shfrytezoni cdo gje qe jeta ju ofron, njerzit rrotull jush ju shohin me syrin skeptik, ose dhe me syrin xheloz qe pse nuk jane si ju, ose pse nuk po ju kushtoni atyre kohe. Jetoni me zgjedhjet tuaja, kushtohini kohe punes dhe jetes suaj. Gjerat e tjera jane kalimtare.
Bricjapi
Nuk keni qene teper korrekte me njerzit qe ju kane qendruar prane ne momente veshtirsie, prandja nderqini gabimet tuaja. Ne te kundert keta njerez do largohen nga jeta juaj. Dicka e tille nuk duhet te ndodhe pasi jane me te vertete njerez qe ju duan fort.
Ujori
Dhe kur ju dalin para dyer te mbyllura jeni te afte ti hapni. Ciltersia dhe sinqeriteti juaj ka bere per vete shume njerez te cilet ju pyesin per gjithcka, vleresonjen pergjigjet tuaja. Mbase nuk keni qene teper te sinqerte ne gjithcka por rendesi ka qe keni bere shume njerez te jene te lumtur me ju prane.
Peshqit
Do jeni te kenaqur sot me veten dhe me te tjeret, do beni gjerat qe ju pelqejne. Dhe nuk do e lodhni veten me dyshime te kota se cfare eshte e drejte dhe cfare jo. Keni mbeshtetjen e shume njerzve, dhe kjo do te thote shume per ju. Shfrytezoini frytet e jetes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb