Astrologu Jorgo Pulla sjell për “BalkanWeb” horoskopin për 12 shenjat e zodiakut për muajin e parë të vitit 2018-të. Si do jetë Janari për të gjitha shenjat, çfarë ju pret? Lexoni parashikimin e plotë:

DASHI
Ky muaj ka shumë energji dhe ju jep shpresë në çështjet që ju interesojnë. Nga tani deri më datë 11 ku planeti i komunikimit do të jetë në Shigjetar ju ndihmon shumë në komunikim dhe në vendimet që dëshironi të merrni. Një periudhë kjo ku mund të nisni gjëra të reja në lidhje me punën. Nga mesi i muajit nga data 15 deri me datë 21 është një periudhë e mirë bisedash. Në fushën ekonomike dhe në lidhje me një kontratë që parashikohet të arrihet pas datës 17 e tutje. Duket se ky muaj është muaji i arritjeve të mëdha në fillim të këtij viti.
Për ju të palidhurit e kësaj shenje ky është një muaj mjaft.Në çështjet e rëndësishme që do të pasojnë më vonë, një periudhë ideale në këtë muaj mund të themi deri në datë 18, ku Aferdita do të qëndroje në Bricjap. Për ju që keni pasur problem me lidhjen tuaj, duket se jeni në rrugë të mbarë.Gjithçka ju normalizohet në këtë drejtim.Nuk keni pse të shqetësoheni fare, sepse koha ka treguar se dini shumë mirë të vlerësoni të tjerët.Për ju të dhjetëditëshit të tretë, parashikohet një njohje e papritur, por kjo njohje mund do të kthehet edhe në lidhje serioze për jetën
Ju të dhjetëditëshit të tretë dhe të parë jeni me shumë fat, sepse stabilizoni një herë e mirë punën tuaj. Si në shtet por dhe në privat do të keni mundësitë që të zgjidhni një herë e mirë çështjet që lidhen me të shkuarën në lidhje me punën.Në ekonomi shihet një muaj i mirë në vija të pergjithshme. Ajo që mund të veçojmë është se rreth datave 15-22, është mirë që të shihni se ku mund të investoni. Për ju që keni ndonjë problem bankar, mund dhe ta stabilizoni në këtë periudhë.

DEMI
Ky është një muaj mjaft aktiv në mjaft çështje të rëndësishme qe mund të keni. Afërdita, planeti juaj kryesor është më shumë se gjysma e muajit në Bricjap deri më datë 18. Kjo do të thotë se ka të bëjë shumë me punën tuaj në ndryshimet që do të keni dhe për ndonjë udhëtim pune që mund t’ju dalë në këtë periudhë është mëse e mundur të stabilizoheni njëherë e mirë jashtë sidomos juve të dhjetëditëshit të dytë dhe të tretë aty nga fund i muajit ku Marsi do të shkojë në Shigjetar. Nga data 26 do të arrish të stabilizosh punën dhe udhëtimet sepse ju të shenjës së Demit gjithmonë gjërat i lini për në fund dhe kjo do të thoë se i keni menduar mirë gjërat para se të vendosni për më tej.
Ky muaj për juve të kësaj shenje në pamje të parë mund të duket i vështirë por jo diçka për t’u shqetësuar, sepse do të keni të gjitha mundësitë për të bërë të mundur stabilizimin. Në dashuri për ju që keni ndonjë lidhje me probleme, zgjidhja vjen në datat 11 dhe 17, ku do të jetë dhe Hëna e re e cila ju ndihmon shumë në vendimet që mund të merrni. Për ju që nuk keni ndonjë lidhje serioze por jeni në kërkim të një lidhjeje për jetën, nga datat 18 e tutje, Afërdita shkon në Ujor dhe ju ndihmon shumë që të kthjelloheni se çfarë dëshironi nga jeta.
Në lidhje me ekonominë dhe punën, shikohet një muaj mjaft i mirë dhe shumë pozitiv. Çelësi i suksesit në këtë muaj, për juve të kësaj shenje është komunikimi.Vendimet që do të merrni duket se janë përfundimtare. Në ditët e para të këtij muaji, ku Mërkuri ndodhet në shigjetar deri më datë 20, do të thotë se çdo ndryshim apo çështje që lidhet me ekonominë dhe punën do mund t’i realizoni më lehtë. Në lidhje me ekonominë, duket se do ta stabilizoni gradualisht dhe me mënyrën më të mirë të mundshme. Në stabilizimin e ekonomisë suaj si dhe për ju që jeni në pritje për një punë apo keni aplikuar më parë dhe nuk keni marrë një përgjigje duket se ky muaj ju jep lajme të mira në këtë drejtim.

BINJAKET
Ju Binjakë të dashur ndryshe nga herët e tjera do keni mërkurin planetin tuaj të komunikimit në Bricjap nga data 11 deri më datë 31 janar. Kjo do të thotë se do të mundoheni që në këtë periudhë të bëni të mundur stabilizimin në lidhje me karrierën dhe në çështjet nga më të rëndësishmet që mund të keni në këtë sektor. Shumë pozitive duket ana e karrierës, sepse do ju duhet nga tani të ndryshoni profil pune. Më të favorizuar dukeni juve të dhjetëditëshit të parë dhe të tretë ku do të mbyllni një cikël të vështirë në punë dhe në ekonominë tuaj.
Në lidhje me anën sentimentale, mund të themi se kërkohet pak më tepër vëmendje në këtë drejtim sepse jeni shumë të ndërlikuar në këtë periudhë dhe nuk e keni të lehtë për të vendosur. Është në të mirën tuaj që pas datës 7 dhe deri më datë 15 të dini se për çfarë doni të keni në jetë të sotmen apo të ardhmen. Këtë dilemë zgjidheni tani sepse nuk keni kohë për të humbur, sepse pas datës 18 ku Afërdita planeti i dashurisë shkon në Ujor, duhet të jeni të përgatitur për të ardhmen dhe jo të tashmen. Për ju që jeni në pritje për një shtazani të mundshme pse jo gjithçka është mëse e mundur gjatë këtij muaji.
Në lidhje me punën jeni me shumë fat sepse do të keni mundësi për ta stabilizuar një herë e mirë. Që nga data 11 kur Mërkuri do të qëndrojë në shigjetar do të keni shanset më të mira. Duket se edhe në lidhje me persona kyç, apo çështje me drejtësinë do të keni shanse të mira për zgjidhje.

GAFORRJA
Është një muaj mjaft produktiv për ju të kësaj shenje dhe shumë mundësira do të keni në vazhdim. I keni të gjitha mundësitë për të bërë të mundur stabilizimin në punë sidomos me Mërkurin në shigjetar deri më datë 11. Ju ndihmon jashtë mase në vendimet që ju merrni. Me Hënën e plotë më datë 02 në shenjën tuaj si dhe me eklipsin e Henës në Luan që do të thotë që mund të keni dhe ndihmesa nga të tretë në fusha të ndryshme, si: Puna, dashuria dhe ekonomia. Mbas datës 26 ku marsi do të shkojë në Shigjetar mund të vështirësohen pak gjërat, por kjo nuk është dhe aq problem për juve sepse do të dini t’i menaxhoni më mirë ato.
Në lidhje me anën sentimentale shihet një muaj mjaft i mirë ku do ju duhet të merrni vendime shumë të rëndësishme për jetën tuaj. Do të keni shumë ndikime pozitive pas datës 18 ku planeti i dashurisë do të shkojë në Ujor. Do ju ndihmojë jashtë mase juve që keni pasur problem në lidhjen tuaj dhe në çështjet nga më seriozet për jetën.
Në lidhje me punën duket se shansi është me ju. Mund të keni lodhje, por kjo lodhje ka pët t’ja vlejtur. Në 15 ditëshin e dytë e në vazhdim do ketë mundësi të mira për ju që punoni në shtet. Mund t’ju bëhet ndonjë ofertë diku aty nga data 18 e tutje ku keni një mundësi më shumë në vlersimin e punës së bërë më parë. Ajo që duhet të dini është të jeni pak më te kujdesshëm me një çështje pronësie. Mundohuni qe t’i zgjidhni këto problempas datës 20 ku do të keni edhe ndihmesa planetare.

LUANI
Për ju Luanë të dashur duket se periuadha me ideale është pas datës 11 kur Mërkuri planeti i komunikimit do të ndodhet në Bricjap. Do të keni të gjitha mundësitë për të stabilizuar ekonominë tuaj dhe për të mbyllur një herë e mirë problemet ekonomike me të kaluarën. Nuk përjashtohet mundësia për ndryshimin e punës që keni dhe ndryshime në vendbanim. Ajo që do të bjerë në sy nga ndryshimet që do të keni është puna juaj. Mund të keni rritje nqë detyrë.
Sa për anën shpirtërore është mirë që çdo gjë të paqartë në lidhje me të dashurin/en ta bisedoni sepse nuk përjashtohet mundësia të keni ndonjë keqkuptim në lidhje me të kaluarën. Por kjo nuk ju prish punë sepse do të keni mundësinë për ta zgjidhur sa më shpejt pas datës 18, kur Afërdita planeti i dashurisë të shkojë në Ujor. Çdo gjë do të sistemohet më së miri për ju të kësaj shenje.
Në lidhje me punën shikohet një muaj mjaft pozitiv në plan të parë i keni dhe mundësite për të bërë ndryshimet e duhura. Në këtë muaj duhet t’i vini më tepër rëndësi momentit.

VIRGJERESHA
Për ju të kësaj shenje ky muaj ka mesazhe të mira dhe mjaft pozitive në lidhje me punën dhe me Afërditën deri më datë 18. Mund të themi se përllogaritjet që keni bërë janë mëse të sakta.Në lidhje me punën tuaj dhe lëvizjet që kërkoni të bëni, është një mundësi e mirë që ta vini punën perpara dhe jo puna juve.Ndikimi planetar dhe kendet pozitive që formojnë në 15 ditëshin e dytë të muajit, do të keni shumë ndihmesa sado të vështira mund të jenë çështjet që kërkojnë zgjidhje, juve do ta keni më të lehtë në zgjidhjen e tyre. Pas datës 16 e në vazhdim po ashtu dhe ana shpirtërore është më e qetë.
Dashuria per juve te kesaj shenje eshte A dhe ZH qe do te thote do ju realizohet një ëndërr që prej shumë kohësh ishte e pamundur. Kjo do të ndodhë në pesëmbëdhjetëditeshin e dytë të këtij muaji. Kini besim.
Në lidhje me punën shihet një muaj mjaft pozitiv për ju të kësaj shenje. Do ju jepet mundësia sidomos juve të dhjetëditëshit të parë dhe të tretë për një punë të re, që ka të bëjë me ortakëri. Këtë mund ta nisni pas datës 19, ku ka filluar Hëna e re e cila ju shoqëron gjatë gjithë muajit me ndikime nga më pozitivet në këtë aspekt.

PESHORJA
Mesa duket ky muaj për ju duket i qetë dhe pa ndonjë problem serioz. Çështjet më kryesore do të përqendrohen më tepër tek puna dhe tek çështjet ekonomike, sepse do ju duhet të zgjidhni disa çështje ekonomike që kanë të bëjnë me të kaluarën. Por ky nuk është ndonjë shqetësim sepse i keni mundësitë në zgjidhje të ketyre problemeve. Kryesorja është që në fund do të dilni të fituar në çështjet e punës dhe të ekonomisë suaj. Pak më të vëmendshëm duhet të jeni pas datës 11kur Mërkuri do shkojë në Bricjap, që do të thotë se mund të keni ndonjë rrëmujë në këtë drejtim. Është mirë që të jeni pak më të kujdesshëm në përllogaritjet ekonomike.
Sa për dashurinë, këtë muaj do të keni të gjitha mundësitë për të zgjidhur një herë e mirë problemet që keni pasur nga e kaluara dhe jo vetëm. Është një muaj që ju ndihmon të shikoni përtej perdeve të dritares së jetës. Kjo ju bën që të ndiheni më të sigurt dhe më të pastër në zemër dhe në vendimet që do merrni per te ardhmen tuaj.
Në lidhje me punën shikohet një muaj mjaft produktiv. Do të bësh ndryshimet e nevojshme që më parë ishte e pamundur t’i ndryshoje. I keni mundësitë. Në këtë muaj bëni ato ndryshime që doni t’i bënit në 2017. Në lidhje me ekonominë nuk duket se mund të keni ndonjë problem serioz.

AKREPI
E filloni muajin me Marsin në shenjën tuaj deri më datë 26 janar, që do të thotë ndikime pozitive në familje, në punë dhe ajo që është më kryesorja ana ekonomike është në plan të parë. Për ju të kësaj shenje, duket se ky muaj ju ndihmon aq shumë sa 3 muaj të marra sëbashku në fushën e punës dhe të ekonomisë. Po ashtu do të keni mundësitë për të stabilizuar ekonominë dhe punën nga data 17 me Hënën e re. Do të keni shumë mundësira për të bërë takime që kanë peshë në anën ekonomike.
Mund të konsideroheni me notën 10 në fushën e dashurisë. Është mirë që lidhjet që keni më shumë se 3 muaj mund të bëni takime familjare sepse këto lidhje shkojnë deri në martesë.

SHIGJETARI
Ju të kësaj shenje gjatë këtij muaji më tepër do merreni me shitjet, apo ndryshime që prisni të bëni në shtëpi. Kjo është diçka e mirë për juve të kësaj shenje por njëkohësisht ka të bëjë dhe me udhëtimet e largëta.
Në lidhje me anën sentimentale shikohet një muaj mjat i mirë dhe shumë i stabilizuar. Mes datave 12 deri më 21 mund të stabilizoni lidhjen një herë e mirë, sepse i keni të gjitha mundësitë në këtë periudhë. Eshte nje periudhe shumë e mirë edhe për ju që po planifikoni një shtazani, sidomos lidhjet shigjetar-dem apo shigjetar- gaforre apo ujor.
Për ju të kësaj shenje mund të themi se i keni mundësitë për të bërë të mundur stabilizimine punës dhe jo vetëm. Koha më e përshtatshme për juve të kësaj shenje është nga data 7 me 13. Ndërsa nëse doni të aplikoni për ndonjë kredi apo për juve që jeni në kërkim për një punë të re, apo të bëni ndryshime periusha ma e mirë është nga data 17 e tutje ku kemi dhe hënën e re.

BRICJAPI
Duket se ky vit dhe pikërisht ky muaj është mjaft pozitiv në fushën ekonomike. Në familje mund të themi me plot bindje se ky muaj për juve të kësaj shenje do të kemi ndryshime drastike në punë. Për ju që nuk jeni akoma në një punë, çdo gjë duket se është në anën më pozitive tuajën. Do të keni mundësi të rregulloni një herë e mirë anën ekonomike tuajën sepse keni pasur mjaft problem. Në këtë drejtim do të keni dhe ndihmesën e planeteve. Në njërin krah keni Mërkurin deri me datë 11 në shenjën tuaj, në anën tjetër keni Afërditën deri në datë 18 në shenjën tuaj. Një periudhë kjo ku mund të stabilizoni gjithçka.
Gjatë këtij muaji mund të rivendosni harmoninë shpirtërore. Për juve që jeni në kërkim për diçka të tillë ju jep shanset më të mëdha që janë pas datës 15 e tutje. Do mund të stabilizoni dashurinë e munguar, sidomos për juve që jeni në kërkim për diçka të tillë.
Në lidhje me punën do të keni mundësi në këtë muaj të zgjidhni cdo gjë sidomos problemet që lidhen me të shkuarën. Mundësitë do t’i keni dhe do të dini se ku dhe si t’i ndryshoni gjërat në favorin tuaj. Është një mundësi e mirë për të bërë të mundur takimet e reëndësisë së vecantë që lidhet me punën dhe ekonominë. Nëse doni që puna dhe ekonomia të stabilizohen një herë e mirë koha e përshtateshme është pas datës 17, ku gjithcka fillon me Hënën e re në shenjën tuaj dhe ju jep shpresë dhe mundësira për gjithcka ju intereson në këtë drejtim. Në dhjetëditëshin e fundit të këtij muaji është shumë me fat sepse ju jep dhe shumë surpriza. Përsa i përket punës dhe anës ekonomike tuajën për juve që punoni me lekë në dorë fati do t’ju buzëqeshë. Mos e humbni këtë shans shfrytëzojeni në maksimum, do shikoni që gjithcka normalizohet sic juve mendoni dhe veproni.

UJORI
Ky muaj për juve të kësaj shenje do të jetë një punë e lodhshme dhe me plane të realizueshme për një të ardhme sa më të stabilizuar si në punë dhe n ekonomi. Ajo që doni më teper të stabilizoni në kete muaj, është puna sepse keni pasur disa probleme të vogla me përpara, por nga ky muaj e në vazhdim do të jenë më ndryshe gjërat. Mund të lodheni vërtet në kete muaj, por do të dini se cfarë doni dhe realizoni në punën tuaj dhe në ekonomi, por sidomos në atë ekonomike. Nuk do të keni ndonjë problem shqetësues por është në të mirën tuaj që të jeni pak më të prerë në shpenzimet që do mund të bëni në këtë muaj, pra me kujdes. Do të jetë më idealja në vazhdim.
Në lidhje me dashurinë jeni në periudhën më ideale që mund të ishit ndonjëherë, sidomos juve të dhjetëditëshit të parë dhe të tretë jeni me shumë fat, sepse do të mbyllni një kapitull aq të vështirë por edhe problematik. Do të shikoni përpara dhe kjo do të thotë se është një mundësi që mund të stabilizoni jetën tuaj. Është një kohë e artë për anën shpirtërore. Pas datës 18 do të ndjeni aromën e dashurisë së munguar. Dicka që keni shumë kohë që nuk e keni pasur mundësinë por si për juve që keni një njohje mund t’ju kthehet në lidhje serioze si për juve që jeni në lidhje por nuk e keni vendosur akoma së cdo bëni me të, është periudha më pozitive që mund të ishte ndonjëherë.
Në lidhje me punën do të keni shumë mundësira në zgjedhje, sepse kjo periudhë fati ju ofron kohën e humbur që keni pasur më përpara. Tani e tutje shihet një periudhë shumë e mirë dhe me shumë fat.

PESHQIT
Është një muaj shumë herë më tepër shoqëror se sa mendoni. Do ju jepen mundësira në vendime që do të merrni si në punë dhe në ndryshimet që do të keni në këtë muaj. Në përgjithësi është muaji më pozitiv. Mund të themi më i miri në këtë periudhë. Më me fat duket se jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë dhe të tretë, sepse fati ju ka shumë borxhe dhe duket se ju jep shumë shanse. Në këtë periudhë stabilizoni punën dhe ekonominë që më parë nuk kishit mundësitë dhe durimin t’i realizonit.Tani e tutje gjithcka normalizohet më së miri në dhjetëditëshin e dytë të këtij muaj ku Afërdita lëviz në Bricjap deri më datë 18, do të lodheni pak, sepse shumë punë, shumë takime do të keni, por pas kësaj date, mund të jeni më të qetë dhe më të kënaqshëm me punën tuaj. Cështjet e tjera mund t’i zgjidhni më kollaj si ato ekonomike dhe cështjet familjare, ku do të keni një cështje të rëndësishme në familje për të zgjidhur, në lidhje me fëmijë, me dokumente. Nuk ka vend për mërzitje apo shqetësime të ndryshme.
Shihet një muaj mjaft i mbarë në lidhje me anën shpirtërore për ju që jeni në prag lidhjeje apo për ju që keni bashkim familjar, apo për ju që kërkoni ndonjërë njohje për lidhje serioze. Mundësitë nuk do ju mungojnë në këtë drejtim, mundohuni që cdo gjë ta nisni me ciltërsi dhe pastërti, sepse ka të bëjë me një të ardhme të bazuar në zemër dhe në mendje, kështu që nuk ka vend për gabime.
Ky muaj ju jep shumë më tepër se sa muajt që latë pas, pasi ju ndihmon shumë në lidhje me punën dhe në një cështje ekonomike që keni pasur më parë. Por kjo mund të zgjidhet në dhjetëditëshin e parë të këtij muaji. I keni të gjitha mundësitë në cështjet e karrierës

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë ëebsajtit www.astrologu.al

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb