Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Horoskopi i vitit 2018 nga Jorgo Pulla, çfarë kanë parashikuar yjet për Bricjapin

horoskop

Një parashikim të gjerë për gjithçka ndodh në vitin 2018 për secilën nga 12 shenjat e horoskopit e sjell për “BalkanWeb” astrologu i njohur Jorgo Pulla. Ditë pas dite “BalkanWeb” do të publikojë parashikimin për çdo shenjë. Çfarë i pret në 2018, ku do të kenë më shumë sukses në dashuri, apo karrierë? Cilat janë datat më me fat dhe çfarë duhet të bëjnë, Këto dhe të tjera detaje mund t’i lexoni më poshtë.

BRICJAPI
Bricjap të dashur, erdhi momenti juaj. Ky është një vit që mund të keni shumë mundësi si në punë, në ekonomi por sidomos në lidhje me ekonominë që e filloni nga data 15 janar dhe deri dhe në mars. Do të keni mundësi për të stabilizuar ekonominë tuaj që e prisnit prej kohësh. Një punë e re është në prag për tu realizuar. Bëhet fjalë për një punë në shtet apo një biznes privat. Do vijnë në këtë formë rastet ku do të keni mundësi të stabilizoni një herë e mirë punën që keni kohë që e prisni. Kjo vlen dhe për ju që dëshironi të ndryshoni punë dhe jo vetëm. Për ju që jeni në punë sezonale është një tremujor shumë i mirë për të parë, për të menduar, për të vendosur në çështjet që do t’ju interesojnë në muajt në vazhdim. Ky vit është një nga më pozitivët, mund të thuhet i keni të gjitha mundësitë për të bërë realitet stabilizimin e punës suaj dhe një ekonomi të konsoliduar për një të ardhme afatgjatë. Kjo do t’ju realizohet më tepër në periudhat tetor e në vazhdim, sepse në këtë gjashtëmujor qershor-nëntor, keni mundësi të zgjidhni, të hiqni kush nuk ju duhet e të vendosni ato që ju interesojnë. Këto janë mundësitë që ju do të keni në gjashtëmujorin e dytë. Koha e ndryshimeve rrënjësore që ju do keni dhe duhet të bëni kujdes janë muajt maj-korrik dhe deri në 15 gusht, një periudhë kjo ku mund të bëhen gabime, sigurohuni pastaj veproni.

DASHURIA
Meqënse ju të kësaj shenje jeni shumë të dhënë pas së mirës dhe shumë realistë, të kujdesshëm deri në detaje, përsa i përket anës sentimentale mund të themi se ky vit është viti i njohjeve të reja. Për ju që jeni në kërkim të një lidhje e që nuk prisni dot deri sa të bjerë telefoni apo kur fati të trokasë, besoni që ky është një vit plot pozitivitet në këto çështje. Zbuloni dhe datat më positive të vitit.
Janari 01-13,18-27
Shkurti 09-21
Mars:13-20 dhe 27-30
Prill: 01-09,13-17dhe data 20
Maj: 07-18
Qershor 11-13,18-25
Korrik 01-07,15-18,27-30
Gusht 18-15,27-30
Shtator 01-07,17-20,27-30
Tetor 03-09,14-20
Nëntor 15-20, 27, 30
Dhjetor 01-08,15-22

KARRIERA DHE EKONOMIA
Ekonomia dhe karriera është më e rëndësishme për këtë vit. Do keni shumë gjëra për të mbyllur sidomos në lidhje me punën. Për ju që keni për të bëreë dokumente pune në shtete të ndryshme, apo prisni të përfitoni dokumente qëndrimi në një nga vendet e BE, ju siguroj që mundësitë për t’i bërë realitet planet që i keni vënë vetes do t’i realizoni. Meqënese ky vit është i juaji, nuk keni pse të shqetësoheni. Në dy muajt e parë të këtij viti do të fillojnë ndryshimet si dhe ndikimi pozitiv ekonomik me Saturnin në shenjën tuaj nuk do të thotë se është problem, përkundrazi ështe në të mirën tuaj dhe një mundësi më tepër në vendimet që juve keni për të marrë në këtë drejtim.

Lexoni nesër parashikimin për shenjën e Ujorit, kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: 0699464446