Dashi
Venusi do t’ju ndihmojë që të shfrytëzoni çastin e mirëqenies shpirtërore për të dëgjuar më shumë dhe për t’i kushtuar më tepër kohë familjes. Me Saturnin që ju del kundra, priten disa përgjegjësi, që ndoshta mund t’ju kufizojnë disi lirinë.
Demi
Jupiteri vazhdon t’ju mbrojë dhe të përkrahë iniciativat tuaja. Përpiquni të ndihmoni edhe dikë që ka nevojë. Do të vazhdojë periudha e qetësisë së madhe ekonomike dhe profesionale. Përfitoni sa më mirë.
Binjakët
Mërkuri në bashkëveprim me Plutonin mund t’ju shkaktojë reaksione të papritura, qoftë edhe për motive banale dhe me pak rëndësi. Shkarkoni tensionin e krijuar duke u marrë me pak sport. Lodhja në nivel fizik do ju qetësojë në profilin mendor.
Gaforrja
Projektet më të rëndësime fillojnë mbarë edhe falë pozicionit të Marsit në shenjën tuaj si edhe mundësisë që keni për t’i zhvilluar talentet. Nuk keni probleme t’u tregoni të tjerëve se keni të drejtë, ja pse do t’ju ndjekin pa u sforcuar.
Luani
Miq në vështirësi? Jeni gati të bëni të pamundurën për të ndihmuar dhe për të kënaqur gjithkënd. Por ndërkaq, keni prirje të mendoni shumë pak për vete. Nëse koha nuk ju mjafton, nuk mund të bëni gjë tjetër përveçse të zgjidhni me shumë kujdes angazhimet që keni.
Virgjëresha
Për faj të bashkëveprimit të Hënës me Jupiterin, siguritë tuaja do të rezultojnë kështjella prej rëre, mbi të cilat nuk mund të keni më besim. Është më mirë të ecni me ngadalë për të mos u rrëzuar, gjë që nuk mund t’ia lejoni vetes këto kohë.
Peshorja
Me Hënën që ju mbështet do të keni një krijimtari e madhe. Jeni të palodhshëm, të aftë për të punuar pa ndaluar. Megjithatë, nganjëherë nuk e kuptoni që e tejkaloni masën. Një ofertë pune duket shumë premtuese. Çfarë prisni për ta pranuar? Mos humbni kohë!
Akrepi
I vetmi defekt i juaj i vërtetë mund të jetë gjendja e lëvizshme emocionale, por me sa duket në disa raste duhet të kapësh momentin dhe të mos presësh, Pretendentët janë të shumtë dhe koha në dispozicion mund të mbarojë. Vendosni pa humbur kohë!
Shigjetari
Fjalët e bukura dhe vështrimet e ëmbla nuk ju mjaftojnë? Mos kërkoni shumë nga partneri, nëse nuk doni të krijoni tensione, që nuk kanë arsye të jenë. Të kënaqeni është e rëndësishme, nëse doni të ndërtoni themelet mbi të cilat të ngrini një raport të qëndrueshëm.
Bricjapi
Në vend që të përdorni dredhi që mund të kalojnë në raporte force, thjesht qëndroni sa më të qetë që të jetë e mundur. Është e vërtetë, nuk keni një plan tjetër, por ndoshta në fund situata do të kthehet në avantazhin tuaj.
Ujori
Jeni të pavendosur. Nuk dini nëse t’i besoni një detyrë të rëndësishme një personi të ri për ta vënë në provë, ose të veproni si gjithmonë dhe të mos rrezikoni. Gjithçka varet nga rëndësia e çështjes në fjalë dhe vetëm ju mund të vlerësoni për të marrë vendimin e duhur.
Peshqit
Të ngadalësuar nga pozicionimi hënor, ju mungon shpejtësia për të tejkaluar kundërshtarin tuaj dhe për të fituar një avantazh të konsiderueshëm ndaj tij. Do të jetë një përballje e fuqishme, por është e sigurt nuk do ta shisni kurrsesi lirë ‘lëkurën’ tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb