Dashi 21 Mars – 20 Prill
Mbyllja e mirë e kësaj dite do varet nga Marsi në shenjën tuaj që i buzëqesh Hënës tek Shigjetari dhe do të ofrojë mbështetje për aktivitetet tuaja të shumta. Do rinovoni aspiratat tuaja dhe nëse dëshironi mund të ndryshoni edhe mënyrën tuaj të jetesës.

Demi 21 Prill – 20 Maj
Organizoni të dilni me miqtë tuaj aq miqësorë dhe aktivë, gjithmonë të gatshëm t’ju ndihmojnë kur keni nevojë. Mos i lini pas dore. Përpiquni të rizbuloni anën e këndshme të punës tuaj dhe të përfshiheni më shumë në vendim-marrje.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Hëna, në kundërshtim me Shigjetarin, do ketë efekte destabilizuese gjatë ditës. Do kundërshtoni partnerin pa hezitim, duke rrezikuar një përplasje…. Duke harruar grindjet e së kaluarës, do mbani një qëndrim më të disponueshëm ndaj një kolegut tuaj.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Nëse një mik ose një i afërm ju propozon një udhëtim, është më mirë ta shtyni për një herë tjetër. Jupiteri jo favorizues mund të bëjë që të keni vonesa dhe probleme të paparashikuara. Në dashuri do vazhdoni të fluturoni nga lulja në lule, por a jeni të kënaqur? Është koha të mblidhni mendjen…..

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Hëna tek Shigjetari do të zbusë vështirësitë e komunikimit të provokuara nga Mërkuri kundër Ujorit. Mos e ndërlikoni ekzistencën më kot. Përqendrohuni mbi një projekt të vetëm pune dhe çojeni përpara me vendosmërinë që ju karakterizon.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Edhe pse pak të rezervuar për shkak të Hënës që ju bën të ndjeshëm, në shoqëri do t’ju vlerësojnë për disponibilitetin që do tregoni për të dëgjuar të tjerët. Harmonia në çift do përmirësohet nëse do arrini të respektoni opinionet e ndryshme .

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Jupiteri në shenjën tuaj që i shtrëngon dorën Hënës tek Shigjetari do priret për t’ju përmirësuar shijen e jetës. Miqësitë e reja do jenë terren për t’u zbuluar. Do ta keni të lehtë të largoni situatat që janë bërë të mërzitshme dhe të jeni të hapur ndaj sfidave të reja.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Në punën tuaj çdo gjë do shkojë mirë dhe do keni mundësinë të tregoni aftësitë tuaja. Do ndërmerrni një hap vendimtar për të zgjidhur një problem. Do merrni një ndihmë të vazhdueshme, si shpirtërore ashtu edhe ekonomike, nga personat që ju duan të mirën.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Hëna është në harmoni me Marsin, Merkurin, Uranin dhe Jupiterin. Surpriza të këndshme në punë. Ata që deri dje ju kundërshtonin, nga sot do ju mbështesin. Në dashuri mos u frikësoni nga përballjet sfiduese: nga disa probleme të brendshme do dini të dilni fitimtar.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Do keni ngadalësim të aktiviteteve që i keni për zemër për shkak të problemeve dhe pengesave të bezdisshme. Mos u dekurajoni: do kalojë shpejt. Marsi vazhdon orbitën armiqësore ndaj jush. Kujdesuni për shëndetin dhe jini më të kujdesshëm se zakonisht.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Jupiteri vazhdon të shkëlqejë në qiellin tuaj, duke ju sjellë entuziazëm dhe duke favorizuar perspektiva pozitive. Momente  emocionuese me partnerin tuaj. Është mirë t’i jepni rëndësi aspekteve praktike të jetës së përditshme dhe rezultateve konkrete të nismave tuaj.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Vazhdon të ndjehet ndikimi i Saturnit që krijon kërcënime të vogla duke frenuar dhe penguar herë pas here planet tuaja. Nëse ndjeheni të lodhur dhe të bezdisur kërkoni shoqërinë e një miku dhe mendimet e zymta do zhduken shpejt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb