Dashi
Pozicioni i Hënës në lidhje me Neptunin në shenjën tuaj do të bëjë t’ju vijnë ide nga më të çuditshmet. Do ta kaloni ditën me kokën mbi re. Nuk do të jetë e thjeshtë të harmonizoni ndjeshmërinë tuaj me atë që keni afër, por qartësisht duhet bërë.

Demi

Me Jupiterin tek qielli i Peshores mike, parashikohen përmirësime ekonomike. Do të njihni persona të rëndësishëm, tek të cilët do të lini përshtypje të mira. Në dashuri do të tregoni iniciativë, të aftë për t’i bërë të qartë me bindje partnerit ndjenjat dhe dëshirat.

Binjakët

Një Hënë e favorshme nga Demi, është e përsosur për profesionin. Nëse ka pastaj një dashuri të re që po gatitet, mos humbi kohë dhe bëjeni të ditur. Mos u shqetësoni më për çështje që kanë të bëjnë më paraqitjen. Përqendrohuni në substancë, tek ekuilibri midis të qenit dhe të pasurit.

Gaforrja
Nëse jeni beqarë, me ndikimin e Uranit, një stazh pune dhe një lundrim në internet mund të të sjellë një risi të këndshme! Me Saturnin tek shenja juaj, ndoshta do të jeni më i varur se zakonisht për aprovimin nga personat e dashur.

Luani

Përballuni me përditshmërinë me shumë qetësi. Gjëra të reja të vogla dhe gëzime të vogla ju presin dhe do të ishte më mirë të fillonit të mësonit të përfitoni nga këto. Ndërgjegjësimi për atë që është me të vërtetë e rëndësishme do t’ju ndihmonte të kalonit disa zënka me personin e dashur.

Virgjëresha

Me Venusin, Marsin dhe Uranin kundra paralajmërojnë një ngritje të menjëhershme tensionesh, si edhe ndonjë vendim që mund të merret në mënyrë të pakontrolluar. Nguliteni mirë në mendje se gjaknxehtësia dhe paragjykimet mund të ndikojnë që të bëni më shumë sesa një gabim.

Peshorja
Hëna tek Demi e lehtëson tensionin e krijuar nga pozicionimi i Saturnit, që vazhdon të ketë kërkesa të ashpra dhe angazhuese. Merrni frymë. Me Neptunin që ju kundërshton mund të zhyteni në dallgë dyshimesh. Mungesë rezultatesh.

Akrepi
Venusi, Marsi dhe Urani po bëjnë gjithçka, nëse jeni beqarë, për t’u mundësuar kënaqësi në sektorin sentimental. Gjithçka shkon vaj. Pozicionimi i Saturnit është garanci si gjithmonë se gjërat do të zgjasin dhe do të jenë konkrete.

Shigjetari
Do t’ju duhet të përballeni me ndonjë të papritur dhe nuk do të keni atë elasticitet që do të ishte i nevojshëm për t’u përballur me risi dhe për të riorganizuar programin. Kjo mënyrë e vazhdueshme për të pyetur të tjerët ndoshta fsheh paaftësinë për pranuar atë çka është e ndryshme nga ju.

Bricjapi
Me Venusin dhe Uranin që janë në harmoni, priten mbi të gjitha nëse jeni beqarë, perspektiva interesante risish në sektorin e dashurisë. Do të rrethoheni nga njerëz me të cilët ndihen mirë dhe do të mënjanoni ata që duan t’u detyrojnë zgjedhjet edhe mendimet e tyre.

Ujori
Me Hënën që i buzëqesh Neptunit, do të jeni më të ndjeshëm ndaj humorit të personave që ju rrethojnë. Zgjidhni me kujdes se me kë shoqëroheni. Do të keni mundësinë për të shprehur konkretisht altruizmin dhe të ndihmoni kush është në vështirësi.

Peshqit
Nga pasditja Venusi do të fillojë kalimin te qielli juaj dhe do të dini të keni përkushtimin e nevojshëm në gjirin e familjes. Do të përqendroni te gjërat e bukura që ju rrethojnë, më shumë se tek ato që janë të kritikueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb